Barça mund të jetë e detyruar ta regjistrojë Gavin në ekipin e të rinjve

PUBLIKUAR

Barcelona ka rënë në hall të madh me Gavin.

Super-talenti spanjoll kishte nënshkruar kontratë profesioniste me “Blaugrana” der në vitin 2026 me një klauzolë të shkëputjes së saj prej 1 miliard euro.

Mirëpo, kjo kontratë së fundmi u konsiderua si e pavlefshme dhe Barça e mori një tjetër goditje kur Tribunali e hodhi poshtë ankesës së saj, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo nënkupton se përfaqësuesi i ri spanjoll nuk do të mundë të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë të “Blaugrana”.

Duke e regjistruar eventualisht lojtarin, Barça nuk do t’i respektonte limitet e “Fair Play” financiar, të vendosur nga La Liga.

E vetmja zgjidhje, për momentin, është që lojtari të regjistrohet përsëri në sektorin e të rinjve.

Me këtë rast, atij i duhet ta ndërrojë edhe numrin e fanellës, do ta humbë atë 6 dhe do ta veshë përsëri numrin 30.

Nëse lojtari nuk do të mundë të regjistrohet tek Barça deri më 1 korrik, kontrata e tij deri në vitin 2026 nuk do të vlejë më përfundimisht.

Nga ajo ditë, në rastin më të keq, Gavi do të jetë i lirë për ta zgjedhur një klub tjetër, shkruan “Gazeta Express”.

Interesimi i klubeve për të është i madh, me Bayenrin në krye, ndërsa e pëlqen edhe Liverpooli.

Gavi duket se është lodhur nga kjo situatë, edhe pse dëshira e tij më e madhe është që të vazhdojë të luajë në klubin e tij të zemrës – në Barcelonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...