Barça mund ta japë Dembelen hua

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për futbollistin ofanziv francez, i cili ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou”

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Ousmane Dembelen.

Madje, gjiganti katalunas mund edhe ta huazojë futbollistin ofanziv francez, njofton mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni aktual spanjoll dëshiron të heq dorë nga futbollisti i krahut për ta kursyer rrogën e tij të lartë.

Gjithashtu, Barça po mendon të përforcohet, por këtë do ta bëjë vetëm pasi t’i stabilizojë lojtarët që i ka në skuadër.

Dembele mund të lëvizë në mënyrën e njëjtë siç bëri Philippe Coutinho vjet, kur shkoi në Bayern Munich. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...