Barca lehtë dhe me plot gola (Video)

PUBLIKUAR

Gjashtë gola i ka shënuar Barcelona në portën e Elches në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Manuel Martinez Valero.

Ekipi nikoqir i detyroi mysafirët që të angazhoheshin më shumë gjatë pjesës së parë, megjithatë Blaugranët ia dolën që të shënonin një gol.

Goli i katalunasve erdhi pas një gjuajtje të lire. Xavi asistoi për Gerard Pique dhe mbrojtësi shënoi për epërsinë e Barcës (35’).

Në gjysmën e dytë, Neymar nxori një penalti, të cilën e konvertoi në gol Lionel Messi (55’).

Përjashtimi i Faycal Fajr me kartonin e dytë të verdhë (58’), u mundësoi lojtarëve të Luis Enriques që të shënonin gola të tjerë.

Dy nga ta mbajnë emrin e Neymar (69’ dhe 72’), ndërsa në të dy rastet Messi ishte asistues.

SuperLeo shënoi edhe golin e dytë personal kur po afrohej fundi i ndeshjes (88’), ndërsa Pedro shënoi për setin e parë në minutat shtesë (90’+3).

Java e njëzet e gjen Barcelonën një pikë prapa Real Madridit (por Mbretërit e kanë një ndeshje të pazhvilluar). /Telegrafi/

 

Fotografia: Reuters

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...