Barca konfirmon fuqinë, kompleton tripletën (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...
Barcelona është kampion i Evropës për klube për sezonin 2014/2015. Klubi spanjoll e ka mposhtur Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve (3-1) që u zhvillua në Olympiastadion në Berlin.

Bianconerët e nisën me iniciativë ndeshjen, mirëpo në rastin e parë që dolën përpara, Blaugranët kaluan në epërsi.

Iniesta pranoi një top nga Neymar dhe ishte fantastik në asistimin e tij te Ivan Rakitic, ndërsa kroati nuk e pati të vështirë të shënonte (4’).

Që nga momenti i golit, katalunasit ishin ata që sulmonin vazhdimisht, ndërkohë që bardhezinjtë përpiqeshin ta mbrojnë portën e tyre. Buffon ishte njeriu që shpëtoi golin e dytë pas goditjes së Dani Alves.

Lojtarët e ekipit italian e kishin të vështirë ta mbanin topin edhe kur shkonin përpara, pasi skuadra spanjolle bënte presion të vazhdueshëm për ta zotëruar topin.

Sidoqoftë, ata arritën që në pak raste ta vinin në vështirësi kundërshtarin, derisa portieri i Juves sërish ishte hero për ta penguar goditjen e Suarez.

Skemë e njëjtë e lojës u pa edhe në gjysmën e dytë, në të cilën katalunasit sulmonin, ndërsa bardhezinjtë mbroheshin. Mirëpo, gjërat ndryshuan papritur, italianët barazuan.

Marchisio ishte mahnitës me pasimin me thembër te Lichtsteiner, i cili asistoi te Tevez. Goditjen e argjentinasit e ndali portieri blaugran, por aty ishte Alvaro Morata për t’i shënuar rivalit të tij (55’).

Pas barazimit, loja filloi të hapej, me ç’rast bardhezinjtë tregoheshin gjithnjë e më të rrezikshëm. Mirëpo, pas një kërkimpenaltie nga Pogba, Blaugranët ndëshkuan.

Një aksion i Lionel Messit. Goditjen e argjentinasit e ndali Buffon, por aty ishte Luis Suarez për të kthyer epërsinë e ekipit spanjoll (68’).

Derisa Juve po harxhonte sekondat e fundit në përpjekje për të barazuar, Neymar shënoi edhe golin e tretë për Barcën (90’+7). Pedro ishte asistues.

Ky është trofeu i pestë i Ligës së Kampionëve për Barcelonën, ndërsa Juventusi mbetet në dy tituj të fituar, përkundër pjesëmarrjes në disa finale.

Katalunasit e përfundojnë sezonin 2014/2015 duke fituar të gjitha trofetë në dispozicion (La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve), ndërsa Zonja e Vjetër do të kënaqet me dy tituj (Serie A dhe Kupën e Italisë). /Telegrafi/

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...