Barca kërkon informacion për Dybalan

PUBLIKUAR

Përfaqësues të Barcelonës do të takohen me homologët e tyre nga Juventusi për të diskutuar mundësinë e transferimit të Paulo Dybalas – bën të ditur Tuttosport.

Argjentinasi kaloi te Bianconerët gjatë verës së kaluar nga Palermo për 27 milionë euro dhe tashmë është bërë lojtar i rëndësishëm te Zonja e Vjetër.

Pasi që vëllai i tij konfirmoi se ekziston interesim nga katalunasit, tash edhe gazeta torineze raporton për këtë gjë.

Sipas njoftimit, Ariedo Braida do të takohet me Beppe Marottan gjatë javës që vjen për të marrë më shumë informacion rreth lojtarit.

Në ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë se 22-vjeçarit i pëlqen të luajë në Camp Nou. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...