Duket se sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, është pranë largimit.
Sipas mediave katalanase, lojtari preferon një largim drejt La Ligas, për t’u bashkuar me Lionel Messin.
Dybala ka ende kontratë me Juven, por dëshira e tij për të luajtur me Lionel Messin ka bërë që ai të kërkojë një largim drejt Camp Nou.
Argjentinasi ndryshe është cak i shumë skuadrave të njohura evropiane. /Telegrafi/


