Barça e kërkon Maguiren në këmbim të De Jongut, befason me përgjigje Man Utd

PUBLIKUAR

Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez është bërë shënjestër e “Djajve të Kuq” për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, katalunasit e kanë kërkuar në këmbim mbrojtësin Harry Maguire, por që e kanë marrë një “Jo” të prerë nga klubi anglez, përcjell “Gazeta Express”.

Pra, United preferon më shumë që të paguajë para për ish-futbollistin e Ajaxit, sesa ta japë në këmbim ndonjë prej lojtarëve të tij.

Përfaqësuesi holandez mund t’i kushtojë gjigantit anglez 60 deri në 70 milionë euro.

Edhe pse De Jong ka thënë se ndihet mirë në “Camp Nou” dhe se nuk e ka ndërmend të largohet, transferimi i tij në “Old Trafford” duket shumë i mundshëm.

Atë e do me ngulm trajneri i ri i United, Erik ten Hag./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...