“Barça do të fitojë Ligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve këtë vit”

PUBLIKUAR

Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelonës, ka folur në El Confidencial për “tërmetin” që ka ndodhur ditëve të fundit në klubin katalanas, pas shkarkimit të Ronald Koeman dhe ardhjes së mundshme të Xavi Hernandez.

Duke treguar se ishte nevojshme ndërrimi i trajnerit, Gaspart është i bindur se në stol me Xavin, Barça mund të fitojë tripletën.

“Duam apo s’duam, futbolli funksionon kështu. Është më e lehtë të largosh trajnerin se të gjithë lojtarët. Nëse do t’i kishin dhënë më shumë kohë Koemanit, jam i sigurt se do të kishte bërë punë të mirë”, tha ai për trajnerin holandez.

Sa i përket ardhjes së Xavit, Gasparti është shumë optimist dhe insiston se Barcelona “do të fitojë Ligën e Kampionëve, Ligën, sepse ka mbetur edhe shumë kampionat dhe Kupaë, sepse nuk ka filluar ende”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...