Barça do ta transferojë Isakun dhe Kounden nëse nuk e transferon Haalandin

PUBLIKUAR

Barcelona ka filluar strategjinë e saj për afatin kalimtar të verës

Katalunasit qysh tash thuhet se e kanë bërë objektiv kryesor transferimin e Haalandit në Camp Nou.

Transferimi i norvegjezit sigurisht do të kushtojë shumë dhe kjo do të thotë se Barcelona do të mund të bëjë vetëm një transferim.

Por, sipas asaj që shkruan e përditshmja katalunase “Sport” nëse ata nuk do të arrijnë ta transferojnë Erling Haalan në verë, atëherë do të transferojnë sulmuesin Alexander Isak dhe mbrojtësin Jules Kounde.

Me paratë që mund të shpenzojnë, gjigantët e La Ligës do të zgjedhin ose të investojnë në sulmuesin norvegjez apo këto mjetë t’i ndajnë për transferimin e sulmuesit suedez dhe mbrojtësit francez. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...