Barça do ta “blindojë” Fatin me klauzolë 400 milionëshe

PUBLIKUAR

Ylli i ri spanjoll pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës do të jetë jashtëzakonisht e lartë

Barcelona po mendon ta “blindojë” Ansu Fatin.

Super-talenti spanjoll ka kontratë me gjigantin katalunas deri në vitin 2022.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se palët janë duke biseduar tashmë për kontratën e re, përcjell Gazeta Express.

Përpos rritjes së rrogës së lojtarit, Barça pritet ta vendosë edhe një klauzolë jashtëzakonisht të lartë, prej 400 milionë euro, në rast të shkëputjes eventuale të kontratës.

Në javët në vazhdim, Fati mund ta vazhdojë kontratën me klubin aktual.

Së fundmi, 17 vjeçari u bë futbollisti më i ri në histori të Kombëtares së Spanjës që shënon gol.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...