Barça – Coutinho, vendoset e ardhmja e brazilianit

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht gjatë verës që vjen.

Mesfushori brazilian është i huazuar në Aston Villa dhe klubi anglez po planifikon ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Trajneri Steven Gerrard e do në ekip sa më gjatë të jetë e mundur ish-futbollistin e Interit, Espanyolit, Liverpoolit e Bayern Munichut.

Përfaqësuesi brazilian ka nisur ta rikthejë formën e dikurshme në Premierligë, shkruajnë mediat britanike dhe ato spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Ai ka marrëveshje totale me Aston Villën, por tash mbetet që të gjendet gjuha e përbashkët në mes të klubeve.

Coutinho nuk e ka gjetur kurrë formën optimale në “Camp Nou” dhe në Kataluni konsiderohet si një dështim dhe dëshpërim.

Prandaj, ai mund të largohet nga “Blaugrana” pa lënë gjurmë dhe mungesa e tij nuk do të ndihet në ekipin e Xavi Hernandezit.

Futbollisti kreativ dikur ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin evropian, sidomos në periudhën kur luante në Liverpool. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...