Barcelona, Arsenali dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për anësorin e talentuar të Romës, para afatit kalimtar veror, raporton gazeta italiane “Corriere della Sera”.
Bëhet fjalë për turkun Cengiz Under, i cili është duke shfaqur formë të lartë në këtë fillim vit dhe është shndërruar në njërin prej të rinjve me të ardhmen më të ndritur në botën e futbollit, përcjell Express.
Edhe pse drejtori sportiv i Romës, Monchi e ka pranuar se është i vetëdijshëm për interesimin e shfaqur nga Barcelona, klubi katalan nuk është i vetmi që është interesuar për 20-vjeçarin. /Express/


