Barazon Argjentina e Leo Messit, Brazili fiton pa Neymarin

PUBLIKUAR

Argjentina nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në kualifikimet për Kupën e botës, duke barazuar 0-0 me Paraguain. Në anën tjetër, Brazili, pa Neymarin, ka arritur ta mposhtë 3-1 në udhëtim Venezuelën.

Vetëm një pikë në ndeshjen e nëntë për Argjentinën në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Lionel Messi me shokë barazoi 0-0 në udhëtim me Paraguain.

Në ndeshjen tjetër, Brazili luajti pa Neymarin, por arriti që të fitojë 3-1 kundër Venezuelës..

Marquinhos, G. Barbosa dhe Antony shënuan për Brazilin, derisa për vendasit shënoi E. Ramirez.

Pas këtyre ndeshjeve, Brazili ka shkuar në kuotën e 27 pikëve, ndiqet nga Argjentina me 19 e në vendin e tretë Ekuadori me 16 aq sa Uruguai në vendin e katërt.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...