Barack Obama shpjegon pse dhe si gjithmonë është i qetë dhe paqësor

PUBLIKUAR

I patronditshëm, gjakftohtë, i patundur, mund t’i renditni sinonimet që i përshtaten Barack Obamas deri në pambarim, edhe pse disa sigurisht që nuk pajtohen me këtë, pavarësisht nëse mendoni se sjellja e tij tregon elegancë intelektuale apo paefektshmëri politike.

Shumë amerikanë e shikuan kah Obaman në kërkim të emocioneve, në mënyrë që ta ndanin ndjesinë e mosbesimit, kur Donald Trump u zgjodh president, por Obama qëndroi i qetë si përherë, transmeton Express.

“Nuk besoj në apokaliptik derisa apokalipsi të vijë,” ka thënë Obama për New Yorker, duke iu referuar klimës politike gjatë kësaj jave.

“Mendoj se asgjë s’është fundi i botës deri në përfundim të botës,” ka thënë ai.

Intervistuesi i bën presion Obamas për të nxjerrë reagimin e tij të brendshëm ndaj zgjedhjes së presidentit të ri, i cili ka mundësi ta zhbëjë gjithë punën e tij të bërë gjatë shumicës së dekadës së fundit, por Obama insistoi se qetësia e tij nuk është e rreme.

“Shiko, me anë të biografisë, me anë të përvojës, optimizmi themelor që unë artikuloj dhe e them publikisht si president është i vërtetë,” ka thënë ai.

“Dhe kjo është ajo që ua mësoj vajzave të mia. Kjo është mënyra se si bashkëveproj me miq dhe të panjohur. Unë s’e parashikoj më të keqen, sepse e kam parë më të mirën shumë shpesh,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...