Banorja e re që do hyjë nesër në Big Brother VIP?

PUBLIKUAR

“Për’puthen” duket se ka hapur dyer të shumta për (ish) konkurrentët ndonëse është një program dashurie.

 

Ky program ka qenë një ogur i mirë edhe për një ndër vajzat më të përfolura sezonit të kaluar, Antonela Berisha, e cila ndonëse nuk gjeti dot njeriun e zemrës, i janë ofruar shumë mundësi të tjera.

Pas përfundimit të “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”. Ndërkohë, nuk kanë munguar intervistat në emisione të ndryshme televizive.

Por, duket se Antonela do nisë një eksperiencë të re televizive dhe krejt të ndryshme nga ato të tjera. Burime jozyrtare kanë bërë me dije për “New31” se ajo do bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e nesërme mbahet spektakli i radhës, gjatë të cilit Antonela pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Deri tani, asnjë nga konkurrentët e “Për’puthen” nuk është bërë pjesë e këtij reality-show. Megjithatë, mbetet të shohim spektaklin mbrëmjen e nesërme.

SHIKO MË SHUMË

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...

Nora Istrefi e nis ditën plot energji dhe stil para pasqyrës

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të...

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...