Banorëve të fshatit Gadime e Epërme, iu hiqet lloçi

PUBLIKUAR

10685607_850793464932467_6182728005346077331_n

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka inspektuar punimet e asfaltimit në fshatin Gadime e Epërme. 

Në fshatin Gadime e Epërme, kanë filluar punimet e asfaltimit, ndërsa punimet është duke i kryer kompania “ Kosova Asfalt”, Lipjan.

Për t’i përcjellur mbarëvajtjet e punimeve, ka dalur vet kreu komunal, Imri Ahemti.
Në këtë rast, ai ka thënë se infrastruktura po rregullohet me një dinamikë të shtuar, dhe kryerja e këtyre projekteve është më tepër se nevojë, për të plotësuar implementimin e prioriteteve dhe kërkesave të banorëve në përgjithësi. Ahmeti po ashtu ka deklaruar, se në fillimin e vitit të ardhshëm buxhetor, Gadimja e Epërme, do ta ketë pothuajse të përfunduar të gjithë infrastrukturën rrugore.

Ndërsa banorët e fshatit Gadime e Epërme, janë shprehur të kënaqur, me punët dhe investimet e bëra nga ana e kryetarit Ahmeti.

10712738_850793268265820_7643682797743335703_n

1002379_850793301599150_2620715962986050298_n

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...