Banorët janë shprehur të pakënaqur me veprimet e Einxhel.
Einxhel është banorja në Big Brother Vip e cila ndezë debatet thuaje me gjithë banorët, shkruan lajmi.net.
Këta të fundit e kanë vënë re se Einxhel nuk kënaqet asnjëherë.
‘’Ajo nuk kënaqet asnjëherë, është gazetare por nga atmosfera nuk kupton asgjë. I ngel hatri për gjënë më të vogël’’,- tha Monika teksa po bisedonte për organizimin e festës së 1 janarit.
‘’Është shumë e lehtë të gjykosh për sa kohë t’i nuk po bën asgjë. Në të paktën po jepnim mend’’,- shtoi Iliri.
Gjithashtu ata patën ankesa edhe për kontributin e ulët të Einxhel në pastrimin e shtëpisë./Lajmi.net/


