Banorët e fshatit Leletiq (Rreze) vendosën të mos i shohin më deponitë e egra të krijuara nga banorët e fshatrave tjera afër shtëpive dhe në kullosat e fshatit Leletiq (Rreze) duke larguar mbi 200 thas me mbeturina. Banorët e fshatit Leletiq (Rreze) kerkojnë nga organet kompetente që të mos lejojnë rikrijimin e këtyre deponive të egra. Banorët shprehin gatishmëri për t’i larguar mbeturinat tjera të mbetura mbi vendin e njohur “Currieli”. Ne emër të fshatit falenderoj Sokoli Company që ndihmoi në largimin e mbeturinave në vendet më të vështira, për LipjaniNews Flamur Sylejmani.



