Banorët bëjnë peticion për lirimin e 18 vjeçarit nga Podujeva që u dënua me 7 vite burg, për 450 euro vjedhje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

128 nënshkrime janë mbledhur nga banorë te lagjes ‘Ajeti’ në komunën e Podujevës, me të cilat familjarët e Shenoll Tahirit po synojnë ta nxjerrin nga burgu, 18 vjeçarin.

Ai u shpall fajtorë për një vjedhjen e 450 eurove në një seli të ‘Money Gram’, por familjarët dhe fqinjët nuk e besojnë këtë version.

“Gjejeni tjetër kënd që bën krime, jo bash prej neve. Llogarite një herë ka ndodhë e kanë pa si i zi edhe kanë thonë magjup është. Një mëhallë na quan peshë”, tha njëri nga fqinjët para kamerës së Klan Kosovës.

E nëna e të riut tha se është e bindur se djali i saj është pa faj.

Kurse i dyshuari tjetër në këtë rast të vjedhjes tha se policia e kërcënoi ta pranoi fajin.

“Kanë filluar me fjalë të rënda, sa gati nisa me qajt aty dhe vetëm edh enjë pesë minuta të vazhdonte, unë deshta të pranojë krimin e pabërë”, tha i dyshuari tjetër.

Avokatja e Shenoll Tahirit tutje tha se klienti i tij u dënua pa fakte dhe se si rrjedhojë e kësaj do të ankohet në shkallën e dytë.

“I është shqiptuar dënimi prej 7 vite burg, pa fakte të mjaftueshme, ndërkohë në një video-xhirim që prezantohet si provë nuk dëgjohet asnjë zë dhe as në dukje nuk ngjason në klientin tim”, tha avokatja e Shenollit./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...