Kristian Gashi është një tifoz i flaktë i futbollit. Gjatë ndeshjes në mes të Anglisë dhe Kosovës në St Mary’s Stadium, ai u bë protagonist në të gjitha mediat, për mesazhin e mrekullueshëm që kishte vendosur në banerin e tij.
“Falë jush, ne po luajmë kundër juve, përherë falënderues për ju dhe Anglinë tonë të dashur”, kishte shkruar Gashi në banerin e tij.
Por diku rreth dhjetë vjet më parë, Gashi ishte bërë i njohur gjatë një vox-popi ku kishte ku ishte pyetur për mungesen e banjove publike në Ferizaj.
Përgjigja e vetme e tij kishte qenë një buzëqeshje karakteristike, e cila ka marrë me miliona shikime në ‘youtube’. /Express/




