Banega: Kontrolluam lojën, duhet të rikthehemi te fitoret

PUBLIKUAR

Pas humbjes ndaj Romë, ka folur për mesfushori i Interit, Ever Banega, i cili ishte autori i vetëm për Nerazzurrët në këtë takim.

Argjentinasi mendon se ata ishin më të mirë, por se duhet të tregohen më vigjilent në minutat e parë të takimit.

“Shumë keq që goli im nuk ka shërbyer. Kemi luajtur kundër një ekipi i luan gjithmonë mirë në shtëpi, por duhet të punojmë dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitorja”.

Banega në momentin e golit

“Pjesa e parë? Mund ta evitonim golin e parë. Kishim shumë, edhe pse të pakonkretizuara, por kontrolluam lojën”.

“Duhet të bëjmë mirë edhe në 15-20 minutat e parë dhe jo të reagojmë vetëm pas disavantazhit. Duhet ta nisim më mirë”, ka thënë Banega përInter Channel. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...