Banega flirton me Milanin

PUBLIKUAR

Agjenti i Ever Banega ka thënë se Milani është klub i madh dhe se ende nuk kanë filluar bisedimet për klientin e tij.

Djajtë flitet se e pëlqejnë shumë mesfushorin argjentinas që i skadon kontrata me Sevillan në fund të kampionatit.

“Nuk e di se a e dëshiron Milani atë, pasi ende nuk kanë folur me mua”.

“E di që shumë menaxher italian i kanë kërkuar lojtarit që të marrin leje nga ai, të flasin për transferimin e tij, por ai nuk u ka dhënë autorizim”.

“Normale që lojtarit argjentinas do t’i pëlqente shumë që të luante për një klub të madh si Milani, por Banega ka kontratë me Sevillan dhe nuk është duke menduar për diçka tjetër”, ka thënë Marcelo Simonian.

Për Banegan është e interesuar edhe Juventusi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...