Ban Ki Moon i tregon Kurtit për zhvillimet në OKB kur u pavarësua Kosova

PUBLIKUAR

Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar për vizitën e numrit një të ekzekutivit, Albin Kurti në Korenë e Jugut. Atje Kurti bashkë me ambasadorin Sabri Kicmari dhe zëvëndësministren Liza Gashi kanë takuar ish-Sekretarin e OKB-së, Ban Ki-moon.

Në këtë takim është folur për rolin që Ki-moon kishte pasur në procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, derisa siç njofotn ZKM, Kurti e ka njoftuar diplomatin Korean për arritjet dhe zhvillimet në Kosovë që nga ajo kohë, e “veçanërisht së fundmi”, raporton Express.

“Ai tha se në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar zhvillim ekonomik dhe progres demokratik, që është njohur dhe vlerësuar edhe nga raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare. Më tutje kryeministri Kurti e ka njoftuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për procesin e integrimit të Kosovës në BE, kalimin me sukses të hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka thënë se iu gëzohet zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe është i interesuar që në një moment të volitshëm të vizitojë rajonin për të parë nga afër zhvillimet pozitive. Gjatë këtij takimi Ki-moon ka përshkruar edhe rrethanat në OKB përgjatë procesit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.​

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...