Ban Ki-moon: Ajo çfarë po ndodh në Alepo është më keq se një kasaphane

PUBLIKUAR

Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon, ka thënë sot se ajo se çfarë po ndodh në Alepo të Sirisë është më keq se një kasaphane.

 

Ndërkohë, dje Siria dhe Rusia i bombarduan dy spitale në lindjen e rrethuar të Alepos, transmeton Express.

Shatë person u vranë në këto sulme dhe njëri spital ka dalë jashtë funksionimit si pasojë.

Për më tepër, këto sulme kanë goditur edhe një qendër për shpërndarjen e bukës.

Gjashtë civilë u vranë jashtë qendrës.

Ban Ki-moon ka thënë se ata që po përdorin armë shkatërruese e dinë shumë mirë se çfarë janë duke bërë.

“Le të jemi të qartë: Ata që po përdorin armë më shkatërruese e dinë shumë mirë se çfarë janë duke bërë; e dinë se janë duke kryer krime lufte,” ka thënë ai.

“Imagjinojeni një kasaphane. Kjo [çfarë po ndodh në Siri] është edhe më e keqe. Bile kasaphanja është më njerëzore,” ka shtuar ai./gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...