Mario Balotelli dëshiron t’i bashkohet Romës, është vetë lojtari që ka shtuar spekulimet – duke thënë se do ta bënte këtë me dëshirë.
Mino Raiola, agjenti i Mario Balotellit, ka vizituar zot zyrat e drejtuesve të Romës pasi dëshiron ta transferojë italianin në “Olimpico”.
Është “Il Tempo” që raporton se Raiola po takohet me drejtuesit e klubit italian për rinovimin e kontratës së Luca Pellegrini, me ç’rast do të diskutojnë edhe për Balotellin.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Balotelli, që e ka veshur në Itali fanellat e Interit dhe Milanit, nuk e fshehu dëshirën për t’u transferuar te Roma.
“Do të shkoja te Roma për klubin, për lojtarët dhe për tifozët. Nuk mendoj se dikush do të ankohej nëse shkoj te Roma”, u përgjigj Balotelli.
Balotelli është pjesë e Nices që nga viti 2016. Ai ka bërë 58 paraqitje për klubin francez, duke shënuar 39 gola. /Gazeta Express/


