Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku i falënderon tifozët e Liverpoolit.
Tashmë ‘SuperMario’ është një lojtar i Milanit dhe nga atu është përshëndetur me Liverpoolin duke thënë se do të mbetet tifoz i ‘The Reds’, transmeton Telegrafi.
“I jam falënderues Liverpoolit dhe tifozëve të tyre për kohën dhe mundësinë e dhënë. Nuk është një përshëndetje, por një lloj lamtumire. Do të ju mbështesë juve djema gjatë rrugës në të gjitha kompeticionet, vetëm nëse luani ndaj Milanit. YNWA”, ka shkruar Balotelli.
Italiani i natyralizuar njihet për fjalët e tij thumbuese, ndërsa kur u kthye më Milan tha se nuk është kthyer në shtëpi pasi Brescia është shtëpia e tij. /Telegrafi/


