Balotelli i telefonon Mancinit

PUBLIKUAR

Largimi i Mario Balotellit nga Liverpooli është vetëm çështje kohe. Sulmuesi italian ka pasur një sezon shumë të keq sezonin e kaluar në “Anfield Road”, duke mos arritur t’i arsyetojë 16 milionë funtet e shpenzuara për shërbimet e tij.

Se “Të kuqtë” dëshirojnë që ta largojnë atë me çdo kusht në këtë merkato, më së miri e tregon fakti se ai nuk është ftuar as në turneun parasezonal përgatitor të skuadrës.

Siç raporton ‘calciomercato.it’, Balotelli ka bërë veprimet e tij të para për largimin nga “Anfield Road”. Sipas burimeve të ‘Interlive.it’, sulmuesi italian i ka telefonuar trajnerit Roberto Mancini për tu rikthyer në Inter.

“Më jepni dhe një shans”, raportohet t’i ketë thënë Balotelli ish-trajnerit të tij, por fjalët nuk e kanë bindur Mancinin, i cili i ka thënë se ka plane të tjera për fazën e sulmit.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...