Balotelli duhet ta bindë Milanin

PUBLIKUAR

Mario Balotelli dëshiron të qëndrojë te Milani, por atij i nevojiten edhe disa paraqitje të mira për ta bindur klubin që ta mbajë.

Sulmuesi italian është i huazuar nga Liverpooli, mirëpo sezoni i tij u përshkua me lëndime dhe formë jo të mirë.

Megjithatë, atij iu dha një shans në derbin kundër Juventusit në fundjavë dhe bëri paraqitje të mirë.

Mirëpo, burime pranë Rossonerëve kanë thënë për Corriere della Sera se një ndeshje nuk mjafton.

Për ta bindur Milanin që ta mbajë, Balotelli duhet të luajë mirë edhe ndaj klubeve më të vogla, duke filluar nga ndeshja e radhës kundër Sampdorias. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...