D.C. United e ka kontaktuar agjentin e Mario Balotellit, Mino Raiolan, për t’ia shfaqur interesimin për transferimin e sulmuesit të Nice, raporton Sports Illustrated.
Balotelli do të mbetet pa kontratë te Nice në fund të këtij sezoni dhe pritet të largohet nga Franca, transmeton Gazeta Express.
Pas lajmeve se pronari që ka shumicën në D.C. United, Erick Thohir, po i shet aksionet e tij, Balotelli është bërë synim i skuadër për afatin kalimtar veror. /Express


