Ballkani e synon kreun e Superligës në derbi kundër Gjilanit

PUBLIKUAR

Ballkani do të kërkojë të vazhdojë ecurinë e përsosur të fitoreve rresht në sezonin e ri në Superligë dhe ta mbajë kreun e tabelës, në përballjen e sotme derbi kundër Gjilanit.

Skuadra e Ismet Munishit udhëtoi drejt lindjes së vendit me synim që ta arrijë fitoren e tretë në po aq ndeshje në ligë sot në orën 13:30 kundër Gjilanit në Stadiumin e Qytetit, raporton Gazeta Express.

Klubi nga Suhareka e mundi Besën e Pejës e pastaj Feronikelin në dy ndeshjet e para dhe një fitore e mundshme kundër gjilanasve do ta kthente në krye të renditjes, të cilës i prin tani për tani Arbëria – klubi i promovuar në elitë këtë sezon – me 7 pikë.

Kjo do të jetë përballja e parë mes Ballkanit dhe Gjilani që prej se kjo e fundit ia humbi gjasat për titull skuadrës së Munishit me një barazim në javën e parafundit të sezonit të kaluar në Superligë.

Gjilani pësoi humbje tronditëse 4:0 në ndeshjen e saj hapëse të sezonit kundër Feronikelit dhe mezi e mundi 1:0 Llapin javën e kaluar.

Takimi nis në orën 13:00 dhe zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Ndërkohë, takimi tjetër i kësaj jave mes Prishtinës dhe Dritës, i përcaktuar të luhej në të njëjtën kohë, është shtyrë për një datë të papërcaktuar për shkak të obligimeve të Dritës në Evropë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...