Ballack: Mourinho do ta bënte Bayernin magjepsës sërish

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Ish-mesfushori gjerman, Michael Ballack, beson se ish-trajneri i Manchester Unitedit e Chelseat, Jose Mourinho, do ta bënte Bayern Munichun magjepsës sërish.

Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në mes të sezonit të tretë në “Old Trafford”, për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta në pjesën e parë të sezonit. Ai u zëvendësua nga Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Gazeta Express.

Në Munih, Niko Kovac nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën me Bayernin. Mirëpo, së fundi, ai ka arritur ta rimarrë kreun e Bundesligës, duke fituar me rezultat 5:0 ndaj rivalit Dortmund.

Megjithatë, Ballack beson se trajneri portugez, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm gjatë karrierës së tij, do të ishte opsioni më i përshtatshëm për karrigen e trajnerit të kampionit në fuqi të Gjermanisë.

“Për momentin, Niko Kovac është trajneri dhe kjo gjë duhet të respektohet. Ai po bën punë të mirë. Por, askush nuk mund ta mohojë që në një pikë në të ardhmen, emërimi i Mourinhos do ta bënte klubit dhe Bundesligën magjepsës sërish”, është shprehur Ballack.

“Kjo gjë ndodhi me Pep Guardiolën – emërimi i tij i dha ligës një tronditje të madhe, për të mirë. Profili ndërkombëtar i çdo klubi rritet për shumë nivele, kur ti e ke Guardiolën apo Mourinhon në pozitën e trajnerit”.

“Me një trajner si Mourinho, me siguri është më e lehtë për një klub që të transferojë yje. Në një moment të tillë, Bundesliga nuk e ka një person të tillë që mund t’i tërheqë yjet botërore, si në Premierligë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...