Ballack e do Kloppin në postin e trajnerit të Gjermanisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Ish-kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack, e ka lavdëruar trajnerin aktual të Liverpoolit, Jurgen Kloppin, për të cilin ka thënë se dëshiron ta shohë në pozitën e trajnerit të Gjermanisë.

Jurgen Klopp e ka fituar statusin si njëri ndër trajnerët më të mirë në botë falë sukseseve të tij me Liverpoolin, ku kaloi pas sukseseve në Bundesligë në vitet 2011 dhe 2012 me Borussia Dortmundit, transmeton Gazeta Express.

Reputacioni i tij vetëm sa është përmirësuar në Anfield me kalimin e kohës, pasi ai e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar e këtë vit arriti t’i japë fund pritjes 30-vjeçare për titullin e kampionit të Anglisë.

Këto suksese të Kloppit i kanë bërë përshtypje ish-mesfushorit të Bayern Munichut dhe Chelseat, i cili në një intervistë të dhënë për Sportbuzzer tha se dëshiron ta shohë Kloppin si trajner të Gjermanisë.

“Është mbresëlënëse se si Kloppi e ka ngritur Liverpoolin në nivelin më të lartë, e pastaj i çoi ata drejt titullit të Ligës së Kampionëve dhe pastaj të Premierligës”, ka thënë Ballack.

“Ai e ka sjell një frymë të re në Liverpool, që i përshtatet klubit. Është një punëtor i madh që gjithmonë e nxjerr më të mirën nga lojtarët e tij. Ai është pa dyshim i jashtëzakonshëm. Për mua, ai është njëri ndër tre trajnerët më të mirë në botë”.

“Pse të mos jetë njëri ndër trajnerët më të mirë në botë kandidat për postin e trajnerit të Kombëtares? Pyetja nuk është se a i ka ai cilësitë e nevojshme, por nëse Kloppi do të donte ta merrte atë post”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...