Bale: U ktheva në Tottenham shkaku i Mourinhos po ashtu

PUBLIKUAR

Gareth Bale ka zbuluar se trajneri Jose Mourinho ka luajtur rol kyç në vendimin e tij për t’u kthyer në Tottenham nga Real Madridi javën e kaluar.

Anësori 31-vjeçar u kthye në shtëpinë e vet në huazim njëvjeçar nga Real Madridi, shtatë vjet pasi u largua për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll për një shumë rekorde atë botë – 94 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Bale ka thënë se mezi pret ta formojë një partneritet sulmues me Harry Kane dhe Hueng-Min Son, pasi kishte biseduar me Mourinhon rreth rolit të tij në fushë.

“Ai ka folur me mua për disa pozita në të cilat dëshiron që unë të luaj dhe natyrisht unë jam i lumtur me këtë”, tha Bale për BT Sport.

“Ai ishte arsye e madhe pse unë u ktheva këtu, ai është fitues. Ai është përshtatje e përsosur për Tottenhamin. Ne duhet të fitojmë trofe dhe Mourinho e di më mirë se çdo kush tjetër sesi ta bëjë këtë”, nënvizoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...