Gareth Bale zbuloi ndjenjat e tij të vërteta në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit
Zinedine Zidane e la atë jashtë formacionit startues, vendim ky që nuk e bëri të ndjehet mirë uellsjanin, transmeton Gazeta Express.
“Isha i irrituar, e kam thënë këtë edhe më parë, për shkak të mos startimit”, tha ai.
“E dija që isha i aftë për të qenë i rëndësishëm në lojë por kështu ka qenë e caktuar”.
Ajo finale do të mbahet mend për golin e shënuar nga Bale në mënyrë akrobatike.

“Ishte ndjenjë e madhe për ta shënuar atë gol, emocion i pastër, është njëra nga ato gjërat që nuk e mendon por thjeshtë reagon”.
“Gjithmonë doja që ta shënoja një gol të tillë, por kur e shënova në atë lloj të ndeshjes, me të vërtetë ishte vendi i duhur për ta bërë”.
“Shkova në pushime pas asaj dhe tentova që të shkëputem pak, kështu që nuk e kam parë shumë herë, por nëse nuk i provon këto gjëra, ato nuk largohen asnjëherë”. /Gazeta Express/


