Gareth Bale ka deklaruar se është në gjendje të plotë fizike pasi mungoi në El Clasico për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Bale ka qenë duke u stërvitur këtë javë përpara ndeshjes kualifikuese të Uellsit për Kupën e Botës kundër Austrisë të enjten mbrëma dhe tha në një konferencë për shtyp të mërkurën se është gati të luajë.
“Është normale të kem disa ngacmime, por unë jam në formë shumë të mirë. Unë jam gati të luaj çdo gjë që është e nevojshme nesër”, tha ai në konferencë për shtyp.
Pavarësisht se nuk u paraqit kundër Barcelonës të dielën mbrëma, Bale ka qenë duke u stërvitur me Uellsin këtë javë.
Ai duket se po shfaq pak shqetësim dhe është e qartë se është më i lumtur dhe më i qetë me vendin e tij.
Objektivi i tij për vitin 2022 është të luajë në Kupën e Botës të Katarit që fillon në nëntor.
Ndërkohë, Real Madrid nuk po mendon t’i ofrojë atij një kontratë të re dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor. /Gazeta Express/


