Bale sinjal Barcës para El Clasicos

PUBLIKUAR

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, ka pohuar se ai është i gatshëm të luajë ndaj rivalit Barcelona në “El Clasicon” që do të zhvillohet të shtunën në Bernabeu.

26-vjeçari pësoi një lëndim gjatë muajit tetor dhe mungoi në katër takime të Realit, para se të rikthehej në humbjen e pësuar nga Sevilla më 8 nëntor.

“Kam munguar për gjashtë javë dhe nuk kam pasur shansin të luaj shumë këtë sezon, por po ndjehem i fortë dhe i gatshëm për këtë ndeshje”, ka thënë Bale për BBC-në.

“Ne kemi qenë në formë të mirë këtë sezon, kemi humbur vetëm një ndeshje dhe unë ende mendoj se kemi hapësirë për t’u përmirësuar”./Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...