Bale rikthehet në stërvitje me Realin, dy ditë pasi u tall me të

PUBLIKUAR

Gareth Bale është rikthyer në stërvitje me Real Madridin, dy ditë pasi u tall me klubin madrilen pas një ndeshjeje me Kombëtaren e vet, Uellsin.

Për herë të parë pas një muaji, Bale u stërvit normalisht me bashkëlojtarët e tij të Real Madridit, pasi mungonte në stërvitje që prej 14 tetorit, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat, përkundër gjithë asaj që ndodhi sa ishte me Uellsin, Bale pritet të luajë kundër Real Sociedadit të shtunën.

Ai do të jetë të paktën në bankën rezervë, edhe pse të martën u tall me klubin duke e festuar kualifikimin e Uellsit në Euro 2020.

Bale pozoi para një flamuri që thoshte: “Uellsi. Golfi. Real Madridi. Sipas kësaj renditjeje.” Kjo s’u prit aspak mirë nga legjendat dhe tifozët e Real Madridit.

Megjithatë, klubi ka vendosur ta injorojë këtë që ndodhi  dhe të ecë përpara, duke theksuar nevojën që e ka për uellsianin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...