Bale mungon ndaj Romës?

PUBLIKUAR

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, mund të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës, pasi nuk është aftësuar për lojë.

AS raporton se dëmtimi i tij nuk po shërohet aq shpejt sa që ishte thënë më herët.

Mediat patën njoftuar se 26-vjeçari është afër kthimit, por duket se kjo nuk do të ndodhë edhe disa javë.

Bale u lëndua kah mesi i janarit në ndeshjen kundër Sporting Gijonit duke kthyer lëndimin në muskulin e pasmë të pjesës së poshtme të këmbës.

Tifozët e klubit italian do të shpresojnë që uellsiani të mos luajë në ndeshjen e 17 shkurtit, në mënyrë që të shpresojnë për një kualifikim eventual. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...