Bale kërkon falje

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Bale ka kërkuar falje pas ndëshkimit me karton të kuq mbrëmë kundër Las Palmas.

Bale u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutave në pjesën e dytë të ndeshjes Real Madrid – Las Palmas në kuadër të La Ligës, transmeton Express.

Me një lojtar më pak, Real Madrid po humbiste 3-1, por ia doli që ta nxjerr një barazim në fund të ndeshjes.

I pyetur pas ndeshjes për kartonin e kuq të Bale, Zidane ka thënë: “Ai ka kërkuar falje. Nuk është i lumtur me gjestin. Por, ndodh, është pjesë e lojës dhe nuk mund ta ndryshojmë.”/Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...