“Bale ka nevojë për trajtim psikologjik”

PUBLIKUAR

Deklarata e Gareth Bale se futbollistët janë si robotë e ka ngjallur një debat të madh, veçanërisht në Spanjë. Një psikolog sportiv, Sergio Garcia, beson se ylli i Real Madridit duhet të marrë trajtim psikologjik.

Gareth Bale ka folur për jetën e futbollistit në një dokumentar të BT Sports, duke e kritikuar anën negative e të qenit futbollist dhe kontrollin e jetës që lojtari e humb për shkak të këtij profesioni, transmeton Gazeta Express.

Bale, i cili nuk flet për të ardhmen e tij aspak të sigurt në Real Madrid në këtë dokumentar, u ankua se futbollistët nuk mund ta zgjedhin kalendarin siç mund ta bëjnë lojtarët e golfit dhe tenisit.

“Në futboll, ne jemi thjesht robotë. Ne nuk mund ta zgjedhin kalendarin siç e bëjnë në golf apo tenis. Ne nuk mund të zgjedhin çfarë të bëjmë apo kur. Ata na tregojnë gjithçka që duhet të bëjmë: ku të jemi dhe kur, çfarë të hamë dhe kur të hamë. Kështu ne e humbim kontrollin mbi jetën tonë”, shpjegoi Bale.

Psikologu Garcia beson se Bale ka kaluar shumë kohë larg fushës së blertë për shkak të lëndimeve dhe kjo është arsyeja që e ka shtyrë atë të bëjë deklaratë të tillë.

“Kur ke shumë lëndime, kjo është simptomë e mosbaraspeshës në tru. Mendoj se Bale ka nevojë për psikoterapi”, ka thënë psikologu sportiv Garcia për Radio Marca. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...