Bale i shpëton lëndimit

PUBLIKUAR

Gareth Bale i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor dhe rezultatet kanë treguar se uellsiani nuk ka pësuar dëmtim gjatë ndeshjes derbi të Real Madridit kundër Atletico Madridit të shtunën mbrëma, të cilën u detyrua ta braktisë pas pjesës së parë.

Uellsiani nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Moskë të dielën, por do t’i bashkohet asaj sapo të kthehet në Spanjë dhe do të jetë i gatshëm të luajë, transmeton Gazeta Express.

Dyshohej se Bale kishte mbingarkesë muskulore pasi u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Atleticos në Bernabeu dhe duket se ashtu edhe ka qenë.

Megjithatë, Bale do ta humbasë ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër gjigantit rus këtë mesjavë, por do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës në ligë ndaj Alavesit dhe Levantes. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...