Gareth Bale ka thënë se është i lumtur dhe do të qëndrojë në Real Madrid
E ardhmja e Gareth bale në Real Madrid ka qenë në dyshim, pas lëndimeve të shpeshta dhe formës së mirë të Iscos.
Kjo kishte bërë që disa skuadra të interesohen për të, ndër to edhe Manchester United, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho.
Por, zërat për një largim të mundshëm i shuan Bale, i cili tha se është i lumtur dhe ka vazhduar kontratë afatgjate.
“Kurrë nuk i lexo mediat, nuk e di çfarë të them për thashetheme. Jam i lumtur në Real, verën e kaluar kam nënshkruar kontratë afatgjate”, tha fillimisht Bale gjatë një takimi me gazetarë.
“Tre Liga të Kampionëve në katër vite është e jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja pse kam nënshkruar me Realin”. /Express/



