Bakiu: Liderët shqiptarë të japin dorëheqje

PUBLIKUAR

“Ka ardhur koha që liderët politike shqiptar të largohen nga skena politike”. Kështu ka vlerësuar profesori universitar, Qashif Bakiu, u ftuar në emisionin “Intervista” në TV Shenja, transmeton  Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, problemi i elitave politike shqiptare qëndron në dështimet e njëpasnjëshme të cilët këtë elitë e karakterizojnë në të kaluarën.

“Në këtë rast ka ardhur koha kur këto politikanë dhe këto elita politike duhet të dalin para popullit dhe të kërkojnë falje për dëmin që e kanë shkaktuar dhe të japin dorëheqje. E kuptoj, larg asaj që të themi se këto janë tradhtarët dhe ata të cilët e kanë bërë në mënyrë të qëllimshme, por fati ishte i tillë. Ata kanë hyrë në një vijë me njeriun i cili ka shkaktuar dëmin më të madh popullit shqiptar në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi profesori universitar Qashif Bakiu.

Bakiu ka thënë se shqiptarët janë jo ekzistues në Marrëveshjen “Përzhino”, pasi siç ka thënë ai, nuk marrin pjesë në mënyrën substanciale me elementet e tyre për sa i përket marrëveshjes, me çështjet të cilat prekin shqiptarët.

“Madje kishim edhe deklarata publike, ku disa politikanë u distancuan nga elementet etnik vetëm e vetëm të jetë e suksesshme Marrëveshja “Përzhino”. Kjo tendencë nuk e tashme por është e mëhershme ku  Shqiptarët nuk arrijnë të shfrytëzojnë raste të krizës për të sjellë elemente pozitive për komunitetin e tyre”, ka shtuar më tej profesori Bakiu.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me çështjen e pastrimit të listës zgjedhore, ai ka thënë se zgjedhjet e lira demokratike janë në duar të partive politike të cilat po e bëjnë këtë krizë. Ai ka vlerësuar se janë pikërisht këto parti të cilët kanë ndërtuar këtë listë zgjedhore të cilin tash më nuk po dine se si do ta zbrazin nga numër i tepërt i votuesve të cilët ndodhen në të.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...