Bakayoko i sjellë probleme Milanit

PUBLIKUAR

Milani raportohet se nuk e dëshiron blerjen përfundimtare të Tiemoue Bakayokos.

Mesfushori francez është i huazuar te “Rossonerët” nga Chelsea. Marrëveshje është e vlefshme deri më 30 qershor 2023, transmeton Gazeta Express.

Por, lideri momental i Serie A thuhet se po mendon ta përfundojë para kohe këtë marrëveshje, sipas “Calciomercato”.

Megjithatë, kjo shihet si problem për t’u arritur pasi sipas kontratës, Milani është i detyruar ta mbajë 27-vjeçarin në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, në marrëveshjen e huazimit është i përfshirë edhe opsioni që e obligon klubin italian ta blejë Bakayokon në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...