Bakayoko dëshiron të kthehet në Milan

PUBLIKUAR

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko, raportohet se ia ka bërë të ditur Milanit se dëshiron t’i ribashkohet klubit kuqezi.

Sipas gazetës së madhe italiane, Tuttosport, zyrtarët e Milanit nuk e përjashtojnë mundësinë e kthimit të Tiemoue Bakayokos në skuadër, veçanërisht nëse Franck Kessie shkon në Monaco këtë javë, transmeton Gazeta Express.

25-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në “San Siro”, duke i bërë 42 paraqitje dhe duke e fituar dashurinë e një pjese të madhe të tifozerisë së gjigantit italian.

Megjithatë, ai i prishi marrëdhëniet me trajnerin e atëhershëm të Milanit, Gennaro Gattusos, gjatë pjesës së fundit të kontratës së tij dhe madje vendosi as të mos shfaqej në seancat stërvitore.

Pengesë për kthimin e Bakayokos në Milan mund të jetë sërish trajneri, përkundër që tani këtë pozitë e mban Marco Giampaolo. Trajneri i ri preferon të luajë me lojtarë si Ismael Bennacer dhe Lucas Biglia në mesfushë.

Mirëpo, mesfushori francez mund të kthehet si zëvendësues për Kessien, i cili po kërkohet nga Monaco. Pengesë në shitjen e Kessies në Monaco mbetet kërkesa e tij prej 4 milionë eurosh pagë në sezon.

Që nga atëherë, Bakayoko është kthyer në Chelsea. Megjithatë, francezi nuk është në planet e trajnerit Frank Lampard për sezonin e ardhshëm dhe ai deri më tani ka dështuar ta gjejë ndonjë klub tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...