Bakayoko dëshiron rikthimin te Milani

PUBLIKUAR

Tiemoue Bakayoko raportohet se ka kontaktuar Milanin, derisa shpreson për një rikthim në “San Siro” gjatë kësaj vere, transmeton “Zeri.info”.

25-vjeçari, i cili momentalisht është i huazuar në Monaco nga Chelsea, ka luajtur 20 ndeshje në ligën franceze këtë edicion dhe klubi ka të drejtën e blerjes.

Por, Bakayoko ka kontaktuar Milanin gjatë javëve të fundit dhe ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Itali, shkruan “Tuttosport”.

Francezi kishte luajtur me Milanin gjatë edicionit 2018/2019, derisa kishte regjistruar 42 ndeshje.

Gjiganti italian mund të provojë që ta huazojë mesfushorin me të drejtën e blerjes në fund të edicionit të ardhshëm.

“Tuttosport” raporton se Chelsea nuk është e përgatitur ta lejojë lojtarin të largohet me një çmim më të ulët këtë fortë, derisa ai ka kontratë me londinezët deri në qershor të vitit 2022.

Chelsea shpenzoi 40 milionë euro për mesfushorin me tipa mbrojtëse në 2017-n, por ai nuk ka arritur të zë vend në formacionin e londinezëve./Zëri

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...