Bajrami uron nxënësit dhe mësimdhënësit për festat e fundvitit

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami u ka uruar nxënësve dhe mësimdhënësve festat e fundvitit dhe pushim të këndshëm dimëror.

Bajrami në mesazhin e urimit shkruan se gjatë këtij gjysëmvjetori të parë të vitit shkollor kanë bërë një punë të madhe.

“Jam i sigurt se së bashku do të arrijmë suksese edhe më të mëdha gjatë gjysmëvjetorit të dytë, e po ashtu gjatë viteve të ardhshme. Puna dhe suksesi i përbashkët i të gjithë neve do të thotë cilësi në arsimin parauniversitar. Prandaj, nxënës dhe mësimdhënës të dashur, ju uroj festat e fundvitit dhe pushim të këndshëm gjatë këtyre ditëve të pushimit dimëror. Viti i ri sjelltë te ju shëndet e mirëqenie dhe energji të mjaftueshme për të arritur rezultate sa më të mira! Mirupafshim më 10 janar 2017, datë që shënon fillimin e mësimit për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor”, thuhet në mesazhin e urimit

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...