Bajrami- Qeverisë: Zgjedhjeve nuk do mund t’i ikni edhe pse nuk ju pëlqen

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se kauza e opozitës për Demarkacionin për asnjë moment nuk ka degraduar dhe ende qëndron.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se përgjegjësit kryesor për degradimin  e vendit tashmë dihen e ata janë koalicioni PDK-LDK-LISTA SERBE.

Postimi i plotë:

“Kauza e opozitës për asnjë moment nuk ka degraduar dhe ende qëndron, kjo u dëshmua edhe në debatin e 3 gushtit, por ata të cilët janë përgjegjësit kryesorë për degradim të vendit dhe shkatërrimin e të ardhmës së qytetarëve jeni ju.

Prandaj, se kush po e dëmton vendin dhe të ardhmen e qytetarëve besoj tash më të gjithë e dim se koalicioni PDK-LDK-LISTA SERBE janë të vetmit të cilët janë përgjegjësit kryesor për degradim të arsimit, të shëndetësisë, të ekonomisë, etj, etj… se është lista e gjatë po i përmenda të gjitha dikasteret dhe kthimin e Serbisë dhe ndikimin e saj brenda shtetit tonë falë juve.

Opozita, qytetarët dhe ekspertët parandaluan copëtimin e territorit sepse po të ishte në dëshirën tuaj kjo punë ishte kryer shumë kohë më parë.

Prandaj, bëni mirë të jeni të gatshëm sepse zgjedhjeve nuk do mund t’i ikni dhe atë shumë shpejtë, e di që nuk ju pëlqen por nuk do t’ju pyesin”(sic.)/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...