Bajrami mohon se ka pako të ringjalljes ekonomike prej 420 milionë euro

PUBLIKUAR

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Qeverisë për pakon e ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro.

Ajo thotë se nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, raporton Indeksonline.

“Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e vitit 2021 siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend. Shihni vetë sa është pakoja e rimkëmbjes-ringjalljes ekonomike: fotoja është pjesë e shkeputur nga Raporti nëntëmujor i vitit 2021 i Buxhetit të Kosovës. Dokument ky i aprovuar në Qeveri dhe i nënshkruar nga z. Kurti“, tha Bajrami.

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...