Bajrami: Jemi koordinuar me disa deputetë të PDK’së e LDK’së për rrëzimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

Opozita si iniciues të mocionit për shkarkimin e Qeverisë me votë të mërkurën në Kuvend, janë të bindur se do ta kenë mbështetjen edhe të disa deputetëve të koalicionit PDK-LDK.

Shefja e grupit parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami tha të hënën për Gazetën Express se ndonëse mund të duket e pabesueshme, opozita është koordinuar me disa deputetë të PDK-LDK’së që të votojnë pro shkarkimit të qeverisë Mustafa.

“Për të mërkurën, ashtu qysh e kemi nis që nuk na keni besu që i kemi nënshkrimet, edhe me ju thanë që i kemi votat s’besoni”, tha Bajrami.

“Na besojmë shumë që do ta rrëzojmë këtë qeveri. Në rast se këta s’marrin naj vendim paraprak, sot ose nesër”, ka shtuar ajo.

Shefja e grupit parlamentar të NISMA’s, pranoi se opozita VV-AAK-NISMA me 30 vota nuk e kanë të mundur shkarkimin e qeverisë me mocion.

“Neve na intereson t’i kemi 61 vota, ftesë u kemi bërë të gjithëve për votë. Në kontakt kemi qenë me të gjithë ata që kanë deklaruar se nuk pajtohen me qeverinë Mustafa, dhe presim që ata të jenë pro rrëzimit të kësaj qeverie përmes iniciativës tonë”, deklaroi Valdete Bajrami për Gazetën Express.

Tutje, ajo tha se NISMA si grup parlamentar nuk ka marrë ftesë për takim me ambasadorin e SHBA’ve Greg Delaëie, sic është raportuar.

“Jo deri në këto momente, jo”, është përgjigjur Bajrami për ftesën në fjalë.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...